Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në garë për Hector Herreran

Milani raportohet se është vënë pas mesfushorit meksikan të Portos, Hector Herrera.

Sipas Sport Mediaset, Milani ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për të siguruar shërbimet e Herreras, derisa është duke punuar ngushtë me agjentin e lojtarit, Gabriel Moraes për arritjen e marrëveshjes, transmeton Koha.net.

28 vjeçari shihet si përforcim ideal për Rossonerët pasi kontrata aktuale me klubin portugez i skadon në verë.

E në garë për të raportohet se janë edhe Interi e Roma.