Kampioni në fuqi i Italisë, Milani po avancon në udhëtim te Salernitana pas pjesës së parë. Serie A ka rifilluar të mërkurën pas pushimit të Kupës së Botës “Katari 2022” me xhiron e 16-të.
Skuadra e trajnerit Stefano Pioli ishte shumë më e mirë se Salernitana gjatë 45 minutave të para, ndërsa golat i shënoi në start të ndeshjes.
Fillimisht, Rafael Leao e zhbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë pas asistimit të Sandro Tonalit.
Ndërsa, pesë minuta më vonë, Tonali shënoi golin e dytë për Milanin me asistimin e Brahim Diazit. Te Salernitana në portë po debuton meksikani Guillermo Ochoa.
Në të njëjtën kohë, po luhet edhe ndeshja mes Sassuolos dhe Sampdorias, ku ekipi mysafir po avancon 2:0 pas pjesës së parë.