Milani nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në San Siro ndaj Udineses, përkundër që e nisi më mirë takimin.
Ishte sulmuesi polak Piatek që i dha epërsinë Milanit duke realizuar në minutën e 44 të ndeshjes, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë Udinese arriti të barazojë shifrat, që i siguroi një pikë nga kjo ndeshje.
Ishte Lasagna ai që shënoi në minutën e 65 pas asistimit nga Fofana.
Në vendin e katërt tani Milani ka 52 pikë, derisa Udinese në vendin e 15 ka 29 pikë.
