Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim të dielën ndaj Veronës me rezultatin 3:1.
Me këtë fitore “rossonerët” rikthejnë kreun në Serie A, tri xhiro pa përfunduar kampionati. Davide Faraoni kaloi në avantazh Veronën në minutën e 38-të.
Por “kuqezinjtë” barazuan me Sandro Tonalin në minutat shtesë të pjesës së parë. Asistoi Rafael Leao. Në minutën e 50-të, Milani kaloi në epërsi 2:1 me golin e Tonalit.
Sërish asistoi Leao. Golin e qetësisë për “Rossonerët” e realizoi Alessandro Florenzi në minutën e 87-të. Ai realizoi për 3:1.
Me këtë fitore Milani është lider me 80 pikë, dy më shumë se Interi i vendit të dytë.