Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton ndaj Veronës dhe kalon në vendin e tretë

Milani e ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe të shtatën këtë sezon në Serie A.

Milani fitoi të dielën si mysafir i Veronës me rezultatin 2:1 dhe tani ka kaluar në pozitën e tretë.

“Kuqezinjtë” kaluan në epërsi në minutën e nëntë me autogolin e Miguel Velosos.

Vendasit barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 19-të me golin e Koray Gunterit.

Tri pikë të rëndësishme skuadrës kampione në fuqi të futbollit italian ia siguroi Sandro Tonali me golin e realizuar në minutën e 81-të.

Milani është në vendin e tretë me 23 pikë. Ka tri pikë më pak se Napoli që renditet i pari. Verona zë pozitën e 18-të me pesë pikë.