Takimi i Milanit me Atalantan, që vlerësohet shumë i rëndësishëm për titullin e kampionit, do të gjykohet nga arbitri Daniele Orsato, ndërsa Massimiliano Irrati do të jetë zyrtar i VAR-it.
Fitorja e Milanit dhe një disfatë e Interit ndaj Cagliarit të dielën, do t’i kurorëzonte “kuqezinjtë” me titullin e kampionit, pas shkëputjes në krye të tabelës me tri pikë më shumë.
Në ndeshjet e ndërsjella, Milani i ka më të mira, ndërsa deri në fund të kampanjës do të mbetet edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Por Milani nuk ka fituar në “San Siro” me Orsaton arbitër prej 6 janarit të vitit 2010, kur triumfoi ndaj Genoas.
Milani, po ashtu, nuk e ka mposhtur Atalantan në shtëpi që prej 6 janarit të vitit 2014. “Rossonerët” në atë kohë kishin fituar 3:0, ndërsa Kaka kishte realizuar dy gola.
Në shtatë ndeshjet e fundit, Milani ka katër barazime dhe tri disfata.