Milani po planifikon ta shpërblejë me kontratë të re sulmuesin e talentuar Rafael Leao.
Sulmuesi portugez është duke shkëlqyer këtë edicion me “Rossonerët”, duke qenë një ndër lojtarët më në formë.
22-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024. Drejtuesit e klubit i kanë ofruar kontratë dy-vjeçare që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2026.
Leao këtë edicion në 13 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.
Artikuj të ngjashëm