Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mbyll sezonin me fitore bindëse, shkon direkt në Ligën e Evropës

Milani ka mposhtur Fiorentinën 5 me 1 në xhiron e fundit të sezonit në Serie A për të siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Evropës.

Cutrone shënoi dy herë, ndërsa me nga një gol kontribuuan Calhanoglu, Kaliniq e Bonaventura. Te Fiorentina shënoi Simeone.

Në tabelë, Milani mbyll sezonin me 64 pikë në pozitën e gjashtë.