Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore dramatike e Milanit ndaj Fiorentinas

Milani e ka fituar në fund përballjen ndaj Fiorentinas, me rezultat 2:1. Milani fitoi me autogolin e Nikola Milenkoviqit në minutën e 92-të, në takimin e zhvilluar të dielën, në kuadër të javës së 15-të të kampionatit Serie A të Italisë.

Me këtë fitore, skuadra vendase e ka mbyllur në vendin e dytë vitin 2022, ndërsa Fiorentina në vendin e dhjetë me 19 pikë.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 2-të me Rafael Leaon, ndërsa në minutën e 28-të barazoi Antonin Barak. Autogoli i Milenkoviqit regjistroi rezultatin final, 2:1.

Artikuj të ngjashëm