Nëse Milani arrin ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, do ta blejë përfundimisht Fikayo Tomorin nga Chelsea dhe Brahim Diazin nga Real Madridi.
“Rossonerët” do ta kenë të sigurt top-katërshen nëse e mposhtin Cagliarin të dielën.
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do t’u siguronte “kuqezinjve” të ardhura të mjaftueshme për ta paguar klauzolën e Tomorit që është 28 milionë euro.
Prioritet tjetër për skuadrën e Milanit është edhe vazhdimi i kontratës me Gianluigi Donnarumman. Atij i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm