Milani ia ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se duhet të paguajë së paku 60 milionë euro në rast se dëshiron ta transferojë mbrojtësin anësor francez Theo Hernandez, shkruan “Le10sport”.
Hernandez 22-vjeçar është duke u kërkuar nga Parisi si zëvendësim për Layvin Kurzawan në anën e majtë të mbrojtjes. Hernandez ka lënë përshtypje të mëdha në stinorin e tij të parë te Milani që nga transferimi nga Real Madridi verën e kaluar për 20 milionë euro.
Në 25 ndeshje ai ka shënuar gjashtë gola dhe asistuar tre të tjerë. Krerët e Milanit kërkojnë së paku 60 milionë euro për të liruar Hernandezin.
Hernandez ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024.