Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani insiston për Balogunin

Skuadra e Milanit po insiston në transferimin e sulmuesit Folarin Balogun, ka njoftuar të hënën “Calciomercato”.

Madje, raportohet se Milani ëshë favorit për 21-vjeçarin, pasi tashmë ka mposhtur konkurrencën e skuadrës së Leipzigut.

Mësohet se Milani ka ofruar 30 milionë euro për sulmuesin e Arsenalit, i cili këtë edicion është i huazuar te Reimsi. Balogun po shkëlqen te skuadra franceze, ku ka shënuar 21 gola në të gjitha garat dhe te Milani po shihet si përforcim i rëndësishëm për edicionin e ri.

Balogun ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025 dhe po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Itali, pasi thuhet se parimisht ka marrëveshje personale me Milanin.