Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani ia vë syrin Szoboszlait

Milani është vënën në ndjekje të mesfushorit të RB Salzburgut, Dominik Szoboszlai. Mediat italiane bëjnë të ditur se “rossonerët” janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lirimit të hungarezit, e që është 25 milionë euro.

Milani tash e disa muaj është duke e kërkuar 20-vjeçarin që vazhdon të impresionojë me paraqitje te ekipi austriak.

Mesfushori i majtë ka kontribuuar me gjashtë asistime dhe një gol në shtatë ndeshje të Bundesligës së Austrisë, derisa ka luajtur në 10 ndeshje me Hungarinë.

Szoboszlai, i cili kaloi te Salzburgu nga FC Liefering në janar të vitit 2018, mund të largohet nga ekipi për 25 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të tij.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani synon ta transferojë atë në “San Siro” në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm