Milani është duke u interesuar për të transferuar futbollistin ofensiv të Borussia Dortmundit, Mario Goetze, shkruan “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.net.
Goetze ka pasur probleme të shumta jashtë fushe që kur u kthye nga Bayern Muencheni te Dortmundi. Ai e ka pasur të vështirë të sigurojë minutazhë.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar në mars se Goetze është i gatshëm të largohet nga Bundesliga gjermane dhe të sfidojë veten në Serie A. Milani është duke u interesuar për të transferuar gjermanin. Kontrata e Goetzes 27-vjeçar me Dortmundin i skadon në qershor të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm