Milani është i gatshëm të bëjë përjashtime ekonomike për ta mbajtur Zlatan Ibrahimoviqin në “San Siro”, por vendimi final varet nga ndryshimi i mundshëm në postin e trajnerit, njofton “La Gazzetta dello Sport”.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis është i gatshëm të bëjë përjashtime nga plani i kursimeve që synon ta aplikojë te Milani, për të siguruar që të vazhdohet kontrata me Ibrahimoviqin.
Mësohet se Ibrahimoviqi është i gatshëm të qëndrojë te klubi italian, por marrëveshja varet nga projektet e ardhshme sportive në “San Siro”.
Ibrahimoviqi iu bashkua Milanit në janar në formë huazimi për gjashtë muaj, me opsion për ta vazhduar qëndrimin edhe për një stinor. Ndikimi i tij te Milani ishte i dukshëm dhe krerët e klubit janë bindur për të bërë sakrifircë financiare për ta mbajtur edhe për një vit.
Ndonëse është afër marrëveshja, e ardhmja e 38-vjeçarit ende është e lidhur me të ardhmen e trajnerit Stefano Pioli dhe drejtorit teknik Paolo Maldini.