Sulmuesi portugez Rafael Leao do të largohet nga skuadra e Milanit gjatë kësaj vere. Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se krerët e ekipit italian, tashmë e kanë nxjerrë në shitje Leaon që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli.
Për ta lënë të lirë portugezin, Milani po kërkon 25 milionë euro.
Leao është pjesë e Milanit prej vitit 2019 dhe me ekipin nga Serie A, ka kontratë deri në vitin 2024.
Sezonin e shkuar, 22-vjeçari shwnoi shtatë gola dhe asistoi gjashtë herë në 40 paraqitje. Interesim për portugezin tashmë kanë shfaqur Wolverhamptoni e Borussia Dortmundi.
Artikuj të ngjashëm