Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton me vështirësi ndaj Slavia Pragës

Milani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës, por me vështirësi.

Milani mposhti Slavia Pragën 4:2 në “San Siro” të enjten mbrëma, ndërsa mysafirët nga minuta e 26-të luajtën pa El Hadji Malick Dioufin, që u përjashtua direkt me të kuq.

Olivier Giroud shënoi për 1:0 në minutën e 34-t, ndërsa dy minuta më pas, David Doudera realizoi supergol.

Edhe Tijjani Reijnders shënoi gol të bukur në minutën e 44-t, kurse Ruben Loftus-Cheek në minutën e parë shtesë të pjesë së parë, realizoi për 3:1.

Çekët e ngushtuan rezultatin në 3:2 me Ivan Schranzin, në minutën e 65-të.

Por pesë minuta para fundit, Milani realizoi edhe me Christian Pulisiqin nga afërsia.

Edhe Milani fiton në spektaklin e pesë golave në Bratislavë Futboll Milani fiton në spektaklin e pesë golave në Bratislavë

Çerekfinalisti do të mësohet pas një jave.

Benfica – Rangers u mbyll 2:2.

Freiburgu mposhti West Ham Unitedin 1:0, kurse Marseille fitoi thellë 4:0 ndaj Villarrealit.