Milani ka arritur fitore të vështirë në udhëtime te Slovan Bratislava të martën, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Rossonerët triumfuan 3:2 ndaj skuadrës që e ka vlerën më të vogël nga 36 ekipet që marrin pjesë në Champions sivjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChristian Pulisiq shënoi golin e parë në minutën e 21-të, para se vendësit të barazonin tre minuta më vonë falë një kundërsulmi që u shndërrua në gol nga Tigran Barseghyan.
Në vazhdim, Milani e pati të vështirë të gjente rrugën e rrjetës. Në minutën e 68-të, Rafael Leao ktheu epërsinë për Milanin, para se Tammy Abraham të shënonte për 1:3.
Nino Marcelli i Bratislavës ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të. Por deri në fund s’pati më ndryshim në rezultat, teksa vendësit e mbyllën ndeshjen me një lotjar më pak pasi Toliq u ndëshkua me dy të verdhë.
Me këtë fitore, Milani ka nëntë pikë në vendin e dhjetë.
Bratislava është e fundit pa pikë.