Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani avancon në çerekfinale pa telashe

Mesfushori i Slavia Pragës, Tomash Holesh, në minutën e 20-të u përjashtua direkt me të kuq dhe kjo ia lehtësoi rrugën për në çerekfinale skuadrës së madhe italiane, Milanit.

Milani ka avancuar tutje nga një e teta e finales së Ligës së Evropës, pasi fitoi të enjten mbrëma edhe në ndeshjen e dytë në udhëtim te Slavia Praga, me rezultatin 3:1.

Ndeshjen e parë italianët e fituan 4:2, dhe avancojnë në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm, 7:3.

Cristian Pulisic në minutën e 33-të, Ruben Loftus-Cheek tre minuta më pas dhe Rafael Leao në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë i shënuan golat e fitores.

Për vendësit realizoi Matej Jurasek në minutën e 85-të.

Tutje ka kaluar edhe skuadra franceze, Marseille. Marseilles i ka mjaftuar fitorja 4:0 në ndeshjen e parë ndaj Villarrealit. Në Spanjë, Marseille u mposht 3:1, por ka avancuar me rezultatin e përgjithshëm, 5:3.

Me golin e Rafa Silvas në minutën e 66-të, Benfica fitoi në udhëtim te Rangersi për të kaluar tutje po ashtu. Ndeshja e parë me Rangersin në Portugali ishte mbyllur 2:2.

Shorti për çerekfinale të Ligës së Evropës tërhiqet të premten në mesditë në Nyon të Zvicrës.

Artikuj të ngjashëm