Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton derbin, konfirmohet kriza e Juventusit

Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, nuk ka lejuar befasi as në derbin ndaj Juventusit në xhiron e nëntë të elitës së futbollit italian.

Milani të shtunën në “San Siron” e stërmbushur e me atmosferë të zjarrtë, fitoi ndaj Juventusit me rezultatin 2:0, me nga një gol në secilën pjesë.

Fikayo Tomori shënoi në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë. Ai realizoi nga afërsia.

Golin e dytë e realizoi Brahim Diaz, i cili aksionin individual të nisur në gjysmën e fushës, e përfundoi me gol të shkëlqyer.

Milani në nëntë ndeshje ka 20 pikë dhe mbetet sipër në tableë.

Edhe Mbyllet pa fitues derbi i madh i Italisë Futboll Mbyllet pa fitues derbi i madh i Italisë

Juventus konfirmon se është në krizë rezultatesh, pavarësisht se kishte shënuar dy fitore rresht, në ligë e në Ligën e Kampionëve.

Pas nëntë xhirove mbetet me 13 pikë në mesin e tabelës.