Milani është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi të mërkurën mbrëma pësoi disfatë në shtëpi nga Atalanta.
Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi me rezultatin 2:1. Gjimshiti e kompletoi ndeshjen te mysafirët. Milani kaloi në epërsi në minutën e 45-t me Rafael Leaon.
Shifrat i barazoi Teun Koopmeiners në minutën e dytë të shtesës. Mesfushori holandez e shënoi edhe golin e fitores në minutën e 59-të. Atalanta do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinas.
Artikuj të ngjashëm