Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani dhe Verona ndajnë pikët

Skuadra e Milanit ka arritur të fitojë një pikë në ndeshjen kundër Veronës.

Ndeshja e zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Antonin Barak, duke e kaluar Veronën në epërsi. Golin e dytë për këtë skuadër e shënoi lojtari i Milanit, Davide Calabria në një autogol.

Mirëpo, nuk ishte Milani skuadra e vetme që shkaktoi autogol. Giangiacomo Magnani, shënoi në portën e gabuar në minutën e 27-të, duke e bërë rezultatin ne 2-1.

Në minutën e 65-të, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç dështoi ta konkretizonte një gol nga pika e bardhë, mirëpo këtë e përmirësoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë barazim, Milani renditet e para në tabelë me 17 pikë ndërsa Verona në të tetën, me 12 sosh.