Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani arkëton tri pikë ndaj Fiorentines

Milani ka tubuar gjithsej 59 pikë në Serie A pas triumfit ndaj Fiorentines të dielën me rezultat 3-2.

Goli i parë për Milanin erdhi në minutën e 9-të përmes Zlatan Ibrahimoviqit i cili e kaloi skuadrën e tij në epërsi. Nëntë minuta më vonë, mbrojtëis vendas, Erick Pulgar realizoi për t’i barazuar shifrat.

Me të filluar pjesa e dytë, ekipi vendas kaloi në epërsi përmes Franck Riberys mirëpo në minutën e 57-të, Brahim Diazi barazoi për 2-2.

Golin e fundit në këtë ndeshje e realizoi Hakan Calhanoglu, ku në minutën e 72-të ia dha fitoren Milanit.

Skuadra e Stefano Piolit gjendet në pozitën e dytë ku para saj është Interi me 65 pikë, ndërsa Fiorentina gjendet në pozitën e 14-të me 29 sosh.

Artikuj të ngjashëm