Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani dëshiron ta mbajë Ibrahimoviqin edhe sezonin tjetër

Zlatan Ibrahimoviq ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e skuadrës së Milanit edhe sezonin e ardhshëm. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të martën se drejtuesit e klubit nga Serie A, tashmë i kanë ofruar Ibrahimoviqit rinovimin e kontratës edhe për një vit.

40-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa klubi po dëshiron ta mbajë suedezin edhe për sezonin tjetër. Thuhet se klubi i ka ofruar Ibrahimoviqit pagë vjetore prej katër milionë eurosh për ta rinovuar kontratën edhe për sezonin tjetër, si dhe ka përfshirë bonuse për gola të shënuar dhe paraqitje.

Ibrahimoviq u rikthye te Milani në janar të vitit të shkuar kurse këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.