Shefi ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone, ka konfirmuar se klubi është i interesuar të transferojë Alvaro Moratan, Pierre-Emerick Aubameyangun ose Andrea Belottin këtë verë.
Gjiganti italian ka transferuar nëntë futbollistë sivjet, ndërsa klubi është në kërkim të edhe një sulmuesi.
“Shumë emra janë përmendur si sulmues të fortë. Do të donim të kemi një si Belotti, Morata apo Aubameyang. Do të shohim zgjedhjen tonë, megjithatë ka edhe emra tjerë që janë në listën tonë”, ka thënë ai për “MilanTV”, transmeton Koha.net.
Aubameyang është përfolur shumë gjatë kësaj vere se do të largohet nga Dortmundi, ndërsa tani mësohet se klubi i ka vënë ultimatum atij që brenda javës të vendosë për të ardhmen.