Shpenzimet verore të klubit italian, AC Milan, me sa duket s’kanë të ndalur.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, “Rossonerët” kanë përpiluar një listë me shtatë futbollistë në kërkim të përforcimit të opsioneve sulmuese, transmeton Koha.net.
Në krye të kësaj liste është sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Po ashtu, klubi po e konsideron edhe sulmuesin e Chelseat, Diego Costa, Andrea Belottin, ish-sulmuesin e Unitedit, Zlatan Ibrahimovic dhe Nikola Kaliniqin.