Milani është afër të arrijë marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e sulmuesit argjentinas, Angel Correa, raporton "Football Italia" të hënën.
Bisedimet janë zgjatur për gjashtë javë për këtë marrëveshje.
Atletico Madridi fillimisht ka kërkuar 55 milionë euro për Correan, ndërsa më pas ka zbritur në 50 milionë euro. Mirëpo, Milani vazhdimisht ka insistuar se maksimalisht mund të ofrojë 40 milionë euro.
Raportohet se Atletico Madridi më në fund është pajtuar të pranojë ofertën 40 milionë euro të Milanit për Correan, pasi krerët e klubit janë takuar në Spanjë të hënën me drejtorin e Milanit, Zvonimir Boban.
Mësohet se me shitjen e Correas, Atletico është duke mbledhur fonde për të transferuar sulmuesin Rodrigo nga Valencia.