AC Milani është gati për ta transferuar në ekip sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa.
Mediat italiane thonë se Milani është gati të paguajë 50 milionë euro për argjentinasin.
Atletico i ka vendosur në shitje Correan dhe Nikola Kalinic pasi i nevojiten para për të blerë një tjetër lojtar, transmeton kp.
Sa më shpejt që të përfundojë ky transferim, Correa do të fluturojë drejt Dallasit për t’iu bashkuar “rossonerëve” në përgatitjet para-sezonale.