Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mikael Kingsbury i artë për herë të 48 në karrierë

Mikael Kingsbury i Kanadasë ka vazhduar me triumfe dhe e mori çmimin e më të mirit në ngjarjen e lëshimeve me stil të lirë dhe akrobaci në skijim, në ngjarjen që u zhvillua në luginën “Deer”, dhe ishte fitorja 13-të rresht.

Kingsbury i fitoi të gjitha gjashtë lëshimet me manovra të ndryshme në sezonin 2017/18, dhe sukseset vijnë pas shtatë fitoreve rresht të sezonit të kaluara. Tani ai ka 48 fitore në karrierë, duke e thyer rekordin e Kupës së Botës në këto gara, transmeton Sporti në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dmitriy Reikherd i Kazakistanit u rendit i dyti kurse Matt Graham i Australisë i treti. Më 20 janar do të zhvillohet edhe një ngjarje tjetër në këtë disiplinë të skijimit, në “Mount Temblant” në Kanada, para se të fillojë pushimi për shkak të Lojërave Olimpike Dimërore në Peyongchang.