Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Manovrime e bukuri në lëshim të lirë me ski

Foto: Freeride World Tour/Daher

Manovrime e pamje të bukura patën mundësi që shikuesit të shijonin në Kanada në Botërorin e lëshimeve me stil të lirë me ski.

Kampioni i vitit 2018, Kristofer Turdell, zuri vendin e parë pasi ia doli të bënte një rrotullim gjatë lëshimit të tij në Resortin “Kicking Horse” në Kanada, transmeton KTV.

Vendin e dytë e zuri suedezi tjetër Carl Regner Eriksson.

Në konkurrencën e femrave, Jessica Hotter nga Zelanda e Re doli e para. Italiania Arianna Tricomi doli e dyta.

Garës i ndihmoi edhe moti me diell në Kanada.