Sporte të tjera

Schilder, e artë në hedhje të gjyles

Jessica Schilde

Amerikania Chase Jackson nuk e arriti distancën e duhur për ta fituar titullin e tretë të botës.

Të shtunën në Tokio të Japonisë, kampione botërorë në hedhje të gjyles u shpall Jessica Schilder e Holandës, që e fitoi medaljen e artë.

Gjuajtja me distancën më të largët nga Schilder ishte 20.29 metra, vetëm tetë centimetra më larg se Jackson që e fitoi të argjendtën.

Maddison-Lee Ëesche e Zelandës së Re u stolis me medalje të bronztë. Ajo e regjistroi rekordin më të mirë personal prej 20.06 metrave.