Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mijëra policë për sigurinë e Skënderbeut në Beograd

Të fitojnë në terren e të mos humbin në tribuna. Ky është qëllimi i drejtuesve të Partizanit për ndeshjen me Skënderbeun e Korçës që zhvillohet të enjten (sot) nga ora 19:00 në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Ndeshja i takon xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Evropës. Skënderbeu e Partizani janë pjesë e Grupit B, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që kur shorti vendosi në një grup ekipin nga Shqipëria dhe atë nga Serbia, pritej që përballjet mes tyre të ishin më shumë se ndeshje të zakonshme futbolli. Të tilla edhe janë.

Skuadrat u takuan më 19 tetor në Elbasan para 6.300 shikuesve dhe ndeshja u mbyll pa gola. Masat e sigurisë para ndeshjes dhe gjatë saj ishin të mëdha, ndërsa nuk u regjistrua ndonjë incident. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.