Aventura e Skënderbeut në Beograd, që ka nisur prej mesnatës së sotme e do të kulmojë në orën 19:00 me nisjen e takimit me Partizanin vendas, do të jetë e veçantë dhe jo e zakonshme.
Për shkak të ndodhive të së kaluarës, kryesisht ngjarjeve të ndodhura gjatë takimit Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014, masat e sigurisë për këtë takim janë shumëfishuar, raporton TCH.
Kjo që shihni në fotogalerinë e mëposhtme është situata aktualisht përreth stadiumit të Partizanit të Beogradit, impiant ku do të luhet ndeshja. Të pranishëm janë forca të shumë sigurie, qenë antieksploziv, mes shumë masave të tjera që përfshijnë edhe kamerat e sigurisë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Policia me masa të rrepta sigurie në Bratislavë
-
Serbët thonë se janë kujdesur mos të ketë hedhje të gjësendeve në fushë
-
Ndeshja Serbi – Shqipëri shpallet me “rrezik të lartë për sigurinë”
-
Në Serbi përgatiten të mos përsëritet "skenari i vitit 2024"
-
Çka thotë Federata serbe, pse e përmend ndeshjen e vitit 2014 në Beograd?