Mick Schumacher ka fituar titullin e kampionit në serinë Formula 2. I biri i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka siguruar titullin e kampionit pas një gare dramatike në Bahrejn sot.
Atij i ka mjaftuar një pozitë e 18-të në garën e sotme për ta fituar titullin e kampionit. Rivali i vetëm Callum Ilott (22), ka përfunduar i dhjeti. Callumit i duhej fitore për ta kaluar Schumacherin.
“Nuk kam fjalë. Shumë faleminderit”, ka thënë Mick Schumacher raporton Bild.
Mick Schumacher është gjermani i parë që nga viti 2009 që e ka fituar titullin e kampionit në Formula 2.
Artikuj të ngjashëm