I biri i Michael Schumacherit ka thënë se ambicia e tij është të shkojë hapave të babait të tij dhe të fitojë titullin në serinë e garave Formula 1.
Mick Schumacher, 19-vjeçar, ishte në pistë skijimi me babanë e tij kur legjenda e Formula 1 pësoi një aksident katastrofal që e la në komë. Gjendja e tij aktuale nuk është bërë e ditur nga familja, shkruan sot Koha Ditore.
"Ai ishte idhulli im dhe unë jam duke ndjekur çdo gjë që ka bërë ai dhe jam shumë i lumtur me këtë", ka thënë Mick në një intervistë për "BBC".
Tinejxheri ka bërë hapa para në botën e motosporteve me fitoren e tij të parë në garën e Formula 3 në Spa të Belgjikës muajin e kaluar.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Mick Schumacher ka synime të mëdha pas sezonit të parë në F1
-
Djali i Michael Schumacherit do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm
-
Kaluan 5 vjet dhe ende është enigmë gjendja e Michael Schumacherit
-
Ferrari hap dyert për djalin e Schumacherit
-
Çfarë po ndodh me Schumin, 4 vjet heshtje që nga aksidenti