Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çfarë po ndodh me Schumin, 4 vjet heshtje që nga aksidenti

Data 29 dhjetor 2013 shokoi të gjithë botën sportive e sidomos atë të Formula 1 me lajmin e rëndë të aksidentit të pësuar nga legjenda e këtij sporti Michael Schumacher në Meribel në Alpet franceze.

Pas informacioneve të para që siguronin për një aksident të lehtë, erdhi edhe e vërteta dramatike; 7 herë kampioni i Botës në Formula 1 kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe ishte në gjendje delikate vetëm pak ditë përpara 45 vjetorit të tij të lindjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga ai moment lajmet për gjendjen e tij kanë qenë të pakta. Lajmi më i vërtetë ishte ai i rënies së Schumacherit në gjendje kome farmakologjike për disa muajsh si dhe transferimi i tij nga spitali në banesën e tij në Zvicër. Më pas u hodhën shumë teori për situatën e tij që u përgënjeshtruan menjëherë, transmeton TCH.

Është një dramë që i përket familjes Schumacher, por që nuk lë indiferentë aspak të apasionuarit, kolegët dhe miqtë e Michael Schumacherit të cilët duan të dinë se çfarë po ndodh me të. E megjithatë heshtja për gjendjen e kësaj legjende të Formula 1 vazhdon të jetë e madhe edhe sot e kësaj dite dhe misteri rreth 48 vjeçarit po rritet gjithnjë e më shumë. Është një situatë sikur kërkon të thotë se tashmë sporti po humbet një njeri dhe kampion unik.