Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mici i gëzohet shumë suksesit me Prishtinën

Kapiteni i Prishtinës, Gledi Mici ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ka triumfuar me ekipin e tij në Kupën e Kosovës. Madje, Mici ka thënë se trofeun e fituar e ka shijuar më së shumti, duke pasur parasysh telashet që i kishte Prishtina përgjatë këtij edicioni. “Ky është trofeu që e kam shijuar më së shumti, pasi kishim një vit të vështirë. Synimi ynë ka qenë dalja në Evropë dhe po besoj që e kemi kryer obligimin tonë ndaj klubit, qytetit dhe tifozëve”, tha Mici për ArtMotion, i cili pati fjalë të mëdha për trajnerin Debatik Curri por falënderoi edhe Ismet Munishin për punën e bërë. “Është dashur të fitojmë patjetër, kishim presion por e kemi menaxhuar mire ndeshjen për të fituar me meritë. Jam i kënaqur me fitoren dhe jam i lumtur për këtë sukses”.