Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miami hap dyert për Formula 1

Miami, 11 maj (CNN) - Ethet e Formula 1 së shpejti do të barten edhe në qytetin e Miamit. Gara debutuese e kësaj serie në Miami do të mbahet edicionin e ardhshëm. Pronari i Formula 1, kompania "Liberty Media", ka kohë që ka punuar në zgjerimin e këtij sporti në SHBA, dhe aprovimin për garën e Miamit e ka konfirmuar edhe drejtori menaxhues Sean Bratches.

Ai ka thënë se të gjitha palët në parim janë pajtuar që Miami edicionin e ardhshëm të futet në kalendarin e garave. Pritet që gara e Miamit të mbahet në muajin tetor të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

"Ne kemi marrë dritën e gjelbër dhe jemi në procesin e diskutimeve dhe së shpejti do të fillojmë me punët e tjera. Marrëveshja finale është arritur dhe të gjithë jemi të lumtur", ka thënë Bratches. "Formula 1 në Miami paraqet një mundësi fantastike për të gjithë që të shijojnë një spektakël të vërtetë sportiv. Po ashtu, Miami është qytet ikonik dhe me padurim po e presim debutimin".

Gëzimin për këtë marrëveshje e ka shprehur edhe kryebashkiaku i Miamit, Francis Suarez, i cili ka thënë se për qytetin është një "hap i rëndësishëm, meqë po sjell njërin prej sporteve më të popullarizuara në botë".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)