Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mgbeike me shifra të jashtëzakonshme

Basketbollistja amerikane e Vëllaznimit, Sarah Mgbeike ka arritur shifra që vështirë të jenë evidentuar më parë në basketbollin kosovar. Por edhe në basketbollin e vendeve tjera kontributi si i saj është tepër i rrallë, për të mos thënë i pamundur. Ajo e ka mbyllur ndeshjen me indeksin 87, ndërkohë që indeksi rreth 30 llogaritet shumë i mirë për basketboll.

Mgbike ndeshjen e së dielës ndaj Trepçës e mbylli me 38 pikë, 36 kërcime, 11 asistime, gjashtë bllokada dhe një top të rrëmbyer. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, ajo kishte vetëm një top të humbur. Ndërkohë është shquar edhe me saktësi. Ka shënuar 17 nga 19 tentimet për dy pikë. Për tri pikë e kishte një huqje , ndërsa për një pikë realizoi 4 nga 5 tentimet.

Vëllaznimi fitoi me rezultatin 109:56 ndaj Trepçës në Mitrovicë. Amerikanja tjetër, Raven Northcross-Baken kishte 45 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Image
Artikuj të ngjashëm