Lionel Messi me asistimin në çerekfinale në golin që e shënoi Nahuel Molina, ka shënuar një rekord të ri në Kupë të Botës, dhe e ka kaluar legjendën braziliane, Pele.
Messi ka pesë asistime në fazën nokaut të botëroreve, që prej vitit 1966, kur “Opta” ka nisur të merret me statistika të tilla.
Ai në statistikën e asistimeve në fazën nokaut të Botërorit, e ka kaluar Pelen, që kishte katër asistime.