Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi refuzon kontratën me Barcelonën

Lionel Messi raportohet se ka refuzuar kontratën e re që i ka ofruar Barcelona.

Sipas gazetës spanjolle “As” Barcelona i ka ofruar pagë vjetore nga 25 deri në 30 milionë funte, por Messi 29-vjeçar, po pret një kontratë të përmirësuar.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në qershorin e vitit 2018 dhe është i vetmi prej Luis Suarezit dhe Neymarit që nuk ka nënshkruar kontratën e re.