Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi po shkëlqen te Parisi

Superylli Lionel Messi po shkëlqen te PSG-ja që po fiton 3:1 në udhëtim nda Lilles. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 3:1 në të mirë të Parisit. Danilo Pereira kaloi në epërsi Parisin në minutën e dhjetë. Shifrat në 1:1 u barazuan në minutën e 28-të, kur realizoi Sven Botman.

Messi në minutën e 32-të asistoi për Presnel Kimpembe, ndërsa realizoi për 3:1 në minutën e 38-të.

Edon Zhegrova është në stol te Lille, kampioni në fuqi i Francës. Ndeshja i takon xhiros së 23-të të Ligue 1 të Francës.

Artikuj të ngjashëm