Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova dhe Lille nuk arrijnë ta ndalin PSG-në

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova është paraqitur për 67 minuta në përballjen që skuadra e tij, Lille, e humbi ndaj Paris Saint-Germainit në Ligue 1 të shtunën.

Parisienët fituan si vendas, 3:1. Por ishte Lille që realizoi golin e parë. Yusuf Yazici realizoi në minutën e gjashtë.

Megjithatë PSG-ja u rikthye për vetëm 11 minuta. Fillimisht barazoi Goncalo Ramos e më pas një autogol i Alexsandros ia solli epërsinë.

Randal Kolo Muani vulosi fitoren në minutën e 80-të.

PSG-ja është liderë me 50 pikë pas 21 ndeshjeve. Lille është i katërti me 39 pikë.