Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi pas ndeshjes Brazil – Argjentinë: Mund të kishte një tragjedi

Lionel Messi beson se “mund të ketë pasur një tragjedi” gjatë trazirave të tifozëve që vonuan ndeshjen kualifikuese të Argjentinës për Kupën e Botës kundër Brazilit.

Policia braziliane u përlesh me tifozët argjentinas pak para fillimit të ndeshjes në “Maracana”. Messi ka thënë se në tribuna kishte miqtë dhe familjarët e lojtarëve.

Messi dhe lojtarët e Argjentinës u përpoqën ta qetësonin situatën përpara se të ktheheshin në dhomën e zhveshjes.

“Ishte keq sepse pamë se si po i rrihnin njerëzit. Shkuam në dhomat e zhveshjes sepse ishte mënyra më e mirë për të qetësuar gjithçka. Mund të kishte përfunduar në tragjedi”, ka thënë 36-vjeçari.

“Ju mendoni për familjet, njerëzit që janë atje, të cilët nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe ne ishim më të shqetësuar për këtë sesa të luanim një ndeshje që, në atë pikë, ishte e një rëndësie dytësore”, ka shtuar ai.

Kapiteni i Brazilit, Marquinhos, i cili iu bashkua lojtarëve të Argjentinës në fushë duke bërë thirrje për qetësim në tribuna, shtoi: "Ne ishim të shqetësuar për familjet, gratë dhe fëmijët, që po shihnim në panik atje në tribuna. Poshtë në fushë ishte e vështirë për ne të kuptonim se çfarë po ndodhte, ishte një situatë shumë e frikshme”.

Edhe Ashpërsi në fushë, përleshje në tribuna: Argjentina mposht Brazilin në një ndeshje plot tension Sport Ashpërsi në fushë, përleshje në tribuna: Argjentina mposht Brazilin në një ndeshje plot tension

Ndeshja filloi me 30 minuta vonesë, me kampionët e botës Argjentinën që fituan 1-0 falë golit të ish-mbrojtësit të Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.