Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi nuk paraqitet në grumbullimin e skuadrës

Liga e futbollit të Spanjës ka qartësuar se ekziston një klauzolë për lirim në kontratën e Lionel Messit me Barcelonën, ndonëse nuk e ka cekur shifrën që figuron në këtë klauzolë.

Raportohet se klauzola për lirim në kontratë është në vlerë 700 milionë euro, transmeton KOHA.

Messi dëshiron të largohet nga Barcelona, ndërsa Manchester City po synon transferimin e yllit argjentinas.

“Kontrata aktualisht është në fuqi dhe ka një klauzolë për lirim që duhet të aktivizohet nëse Lionel Messi vendos ta shkëpusë njëanshëm kontratën”, thuhet nga La Liga.

Messi së fundi nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës në testimin për koronavirus para fillimit të përgatitjeve.

Artikuj të ngjashëm