Klauzola për lirim me vlerë prej 700 milionë euro që e ka Lionel Messi në kontratën e tij me Barcelonën ka skaduar, raportojnë mediumet spanjolle.
Kjo sipas “Cadena Ser” e ka vënë Messin në pozitë shumë të mirë për t’u larguar pa dëmshpërblim nga Barcelona. Messi është i vendosur të largohet nga Barça, ndërsa Manchester City po shihet favorit për transferimin e tij. Në garë janë edhe Juventusi, Interi e Paris Saint-Germaini.
Barcelona thotë se klauzola që lejon largimin e tij ka skaduar, por se klauzola për lirim në vlerë 700 milionë euro ende është valide deri në qershor të vitit 2021. Mirëpo, “Cadena Ser” dhe mediumet tjera në Spanjë thonë se klauzola për lirim në vlerë 700 milionë euro nuk është valide për stinorin 2020-21.
“Football Espana” raporton se ndonëse kjo nuk do ta lejojë Messin të largohet si i lirë, prapë do të detyrojë Barcelonën ta ulë kërkesën në afro 100 milionë euro.