Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi nuk do të luajë në Botërorin 2026

Lionel Messi ka zbuluar se nuk e ka ndërmend të paraqitet në Kampionatin Botëror të vitit 2026, duke shtuar se Katari ishte turneu i fundit në karrierën e tij.

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të botës në turneun e mbajtur në dhjetortë vitit të shkuar.

Botërori i vitit 2026, do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Messi së fundmi ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në SHBA, te skuadra Inter MIami.

“Nuk mendoj se do të luajë në Botërorin e vitit 2026. Ai i Katarit ishte Botërori i fundit për mua. Do të shikoj si do të shkojnë gjërat, por parimisht, nuk do të shkoj në turneun e ardhshëm”, kathënë Messi.