Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi mund të luajë edhe në Botërorin 2026

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni ka insistuar se Lionel Messi “duhet të ketë vend edhe në Kupën e ardhshme të Botës”, ndërsa ka theksuar se fanella me numrin 10 e Argjentinës do të jetë gjithnjë e tij.

“Messi duhet të ketë një vend në Botërorin e ardhshëm. Nëse ai dëshiron të luajë, ‘dhjetëshja’ do të jetë gjithmonë e tij”, ka thënë Scaloni për gazetarët, njofton “goal.com”.

Messi ka thënë se do të vazhdojë të luajë për Argjentinën, por nuk ka përmendur Kupën e ardhshme të botës.

Messi është 35-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm