Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi me dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Barcelona dhe PSG-ja po përballën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Golin e parë për Barcelonën e shënoi Lionel Messi nga penalltia në minutën e 27-të. Ky ishte viti i 17-të radhazi që Messi shënon në Ligën e Kampionëve (2005-2021).

Argjentinasi e ka barazuar rekordin e Raul Gonzalezit (1995-2011). Goli ndaj ekipit francez nga pika e bardhë ishte i 20-i këtë sezon në të gjitha garat për 33-vjeçarin.

Për Messin është edicioni i 13-të që shënon 20 e më shumë gola.