Sport

Messi ka shënuar kundër 40 skuadrave në Champions

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde.

Sulmuesi argjentinas është lojtari i vetëm në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar kundër 40 skuadrave të ndryshme.

Ekipi i 40-të që Messi i shënon në garën më të madhe evropiane për klube është Benfica.

35-vjeçari shënoi golin e epërsisë së PSG-së ndaj Benfcias. Pjesa e parë është mbyllur 1:1.